×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi, Arqipeshkvi i Milanos lutet mbi çatinë e katedrales

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 13:48

    Në një ditë jo të lehtë si kjo kur rrugët e qyteteve italiane janë bosh e të gjithë po respektojnë urdhrin e qeverisë për të mbyllur pothuajse çdo aktivitet e për të evituar çdo lëvizje, Arqipeshkvi i Milanos është ngjitur në çatinë e Katedrales e i është lutur Madoninës, e pozicionuar në majën më të lartë të saj e simboli fetar të këtij qyteti.


    “Lutje Marisë nën këmbët e Madoninës, në ditët e trazuara nga koronavirusi. Ngushëlloni ata që vuajnë më shumë në spitalet e në shtëpitë tona. Mbështesni lodhjen e fëmijve tuaj që po u shërbejnë të sëmurëve. Jepini urtësi vendimeve tuaja e na bëj të mos harrojmë ata që vuajnë nga padrejtësia, lufta e mjerimi”, reciton lutja e tij.

    Në provincën e Venecias, prifti i komunës Bibbione ka shpërndarë lutjen e tij ulur mbi një makinë nëpërmjet një mikrofoni e altopalanti. Ai ka shëtitur në çdo rrugë të qytezës për t’i qënë pranë banorëve të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!