Koronavirusi arrinë edhe në Amerikën Latine, Brazili konfirmon rastin e parë

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka konfirmuar të mërkurën rastin e parë të coronavirusit, i infektuari i parë në Amerikën Latine.


Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një burrë 61 vjeçar nga qyteti i Sao Paolo, ndërsa raportohet se u kthye kohët e fundit nga Italia.

I infektuari kishte udhëtuar për në Lombardi, në veri të Italisë, nga 9 shkurti deri më 21 shkurt, ndërkaq kishte simptoma të dyshuara për sëmundjen e coronavirusit, ka thënë ministria në një deklaratë.

Raportohet se Italia është vendi me më shumë të prekur në Evropë nga virusi, ndërsa 350 raste janë konfirmuar, dhe 11 persona kanë vdekur.Spitali Albert Einstein në Sao Paolo ka bërë të ditur se 61 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është vendosur në karantinë për 14 ditët e ardhshme.

Rasti i brazilianit të prekur nga virusi ka ngritur reagimin e agjencisë sanitare në Brazil, Anvisa, e cila kishte kërkuar listën e pasagjerëve të të njëjtit fluturim, për të evidentuar edhe rastet e mundshme të infektuara.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka deklaruar se dyshohet edhe për 20 persona të prekur nga coronavirusi, udhëtarë të cilët kishin vizituar Azinë dhe Evropën së fundmi./Reporteri/