Krijuan vaksinën antiCovid, çiftit gjerman i jepet urdhri më i lartë në vend

Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderohen me urdhrin më të lartë të meritës për angazhimin e tyre kundër pandemisë së koronavirusit.


Në ceremoninë e dekorimit, marrin pjesë presidenti gjerman Ëalter Steinmeier dje kancelarja Angela Merkel. Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, themelues të grupit të bioteknologjisë nderohen në këtë mënyrë për zhvillimin brenda një kohe të shkurtër dhe licencimin e një vaksinës kryesore kundër Covid 19, të prodhuar në bashkëpunimin me Pfizerin amerikan.

Türeci dhe Sahin kanë dhënë një “kontribut vendimtar për të kufizuar pandeminë e Coronas” përmes “përpjekjeve të tyre të palodhshme”, është motivacioni që shoqëron këtë çmim.

Dorëzimi i urdhrit më të lartë gjerman të meritës për çiftin sipërmarrës nga Steinmeier do të bëhet në 19 Mars në Pallatin Bellevue. Türeci dhe Sahin e themeluan kompaninë BioNTech në vitin 2008 për të zhvilluar terapi kundër kancerit.

Synimi i punës kërkimore të tyre ishte dhe është që në vend të kimioterapisë ose rrezatimit, trupi të trajnohet individualisht dhe posaçërisht për ta luftuar vetë kancerin. Për këtë qëllim, filloi zhvillimi i një procesi duke përdorur mARN dhe e njëjta metodë e re u përdor dhe për zhvillimin e vaksinës kundër Sars-CoV-2.