×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri indian mbledh mbeturinat nëpër plazh, pamjet bëhen virale

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 13:29

    Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është parë duke mbledhur mbeturinat nëpër plazh derisa kishte dalë herët në mëngjes për të ushtruar në jug të Mamallapuram, ku më pas është pritur të takohet me homologun kinez Xi Jingping.

    Kryeministri indian ka publikuar në profilin e tij në Twitter, një video ku shihet se si pastron plazhin, video kjo e cila për pak minuta u bë virale.

    “Duke pastruar plazhin në Mamamllapuram. E gjitha ka zgjatur për më shumë se 30 minuta. Të sigurohemi që hapësirat publike të jenë të pastra dhe të jetojmë shëndetshëm”, ka shkruar kryeministri Modi.

    Por pas këtij aksioni, Narendra është takuar me liderin kinez Xi, ku besohet se kanë diskutuar për tregtinë dhe situatën e tensionuar në Kashmir.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!