×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri malazez: Kam informacione se ishte përgatitur arrestimi im pas kthimit nga Beogradi

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 9:41

    Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq njoftoi se kishte marrë informacione se si po përgatitej arrestimi i tij pas arritjes nga Beogradi, ku u takua me Patriarkun Porfirio.


    Siç tha ai për TV Vijesti, arrestimi i tij ishte duke u përgatitur për shkak të “tradhtisë kombëtare” dhe për shkak të nënshkrimit të një Marrëveshje Themelore antikushtetuese.

    Kur u pyet se kush do ta arrestonte, ai tha se do të ishte prokurori special i shtetit Milivoje Katniq, raporton rtcg.

    Nga ana tjetër, kryeprokurori special, Milivoje Katniq, tha mbrëmë vonë se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me planin e pretenduar për të arrestuar kryeministrin Krivokapiq.

    “Unë nuk e di se çfarë po bënte kryeministri në Patriarkanë, as nuk isha i informuar se ai kishte në plan të kryente krimin e tradhtisë kombëtare, dhe as nuk kisha në plan ta arrestoja atë”, tha Katniq për Antena M.

    Në një deklaratë për Pobjeda, Katniq tha se kryeministri malazez i shkaktoi atij dëme të paçmueshme si burrë dhe profesionist, kur e akuzoi atë për përgatitjen e arrestimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!