×
  • Lajme
  • Botë

    Kthehet coronavirusi në Wuhan, shënohet rasti i parë prej 3 prillit

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 9:22

    Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 14 raste të reja të koronavirusit, përfshirë rastin e parë që nga 3 prilli në Wuhan.


    Përderisa të enjten Kina zyrtarisht i shpalli të gjitha rajonet si zona me rrezik të ulët, rastet e reja të së dielës paraqesin rritje të madhe në krahasim me një rast të vetëm që u konfirmua një ditë më parë.

    Rasti i ri në Wuhan, i pari që nga 3 prilli, më parë ishte pa simptoma, raportoi komisioni shëndetësor.

    Përpos këtij rasti, dy raste të tjera ishin të ardhura nga shtetet e tjera.

    Autoritetet i regjistruan edhe 20 raste pa simptoma, që paraqet shifrën më të lartë nga 1 maji.

    Sidoqoftë, gjatë periudhës 24-orëshe në Kinë nuk u raportua për ndonjë viktimë, shkruan “Reuters”.

    Deri më tani, në Kinë janë regjistruar 82,901 raste të infektimeve dhe 4,633 të vdekur nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!