×
  • Lajme
  • Botë

    Kur të duhet të shkarkosh 7.1 ton kokainë me vlerë 190 milionë dollarë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 16:13

    Roja Bregdetare amerikane shkarkuan të premten 7.1 ton kokainë të konfiskuar në gjashtë operacione të veçanta në brigjet e Meksikës dhe Amerikës Qendrore e Jugore. Operacionet antidrogë të autoriteteve amerikane janë zhvilluar për një periudhë 7 mujore.


    Vlera e kokainë së konfiskuar mendohet se arrin në 190 milionë dollarë, nëse do të shitej në doza të vogla.

    Autoritetet kanë njoftuar se gjatë operacioneve anti-drogë kanë arrestuar dhe 10 trafikantë të cilët do të ndiqen penalisht në Shtetet e Bashkuara, por deri tani nuk kanë bërë të ditur kombësinë e tyre.

    Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar, pasi disa herë presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me mbylljen e kufirit jugor me Meksikën me qëllim frenimin e trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

    Deri tani përpjekjet e tij për të ndërtuar një mur në kufirin jugor kanë dështuar, pasi përdorimi i fondeve të ushtrisë nëpërmjet shpalljes së gjendjes së emergjencës u kundërshtua si nga republikanët dhe demokratët në Kongres.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!