×
  • Lajme
  • Botë

    Lidershipi britanik, Hunt-Johnson: Mos u bëj frikacak

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 14:08

    Jeremy Hunt, kandidati për karrigen e kryeministrit britanik, ka akuzuar rivalin e tij se po i shmanget debateve.


    Kryediplomati Hunt deklaroi të hënën se ish-homologu i tij, Boris Johnson, po tregohet “frikacak” duke e refuzuar përballjen televizive për platformën më të mirë politike.

    52-vjeçari, aktualisht ministër i Jashtëm, tha se qëllimi i tij është të debatojë me kundërshtarin për temën e nxjerrjes së vendit nga Bashkimi Europian më 31 tetor.

    Sipas Hunt, për të ka pak rëndësi jeta private e Johnson, por se çdo kandidat që merr përsipër postin më të vështirë të vendit duhet të mos i devijojë asnjë pyetjeje.

    Konservatori Johnson prej të premtes vijon të mbahet nën presionin mediatik vendës rreth një zënke verbale me partneren, ku ndërhyri edhe policia.

    Vetë ish-kryebashkiaku i Londrës ka shmangur komentet për incidentin në shtëpinë e tij.

    Në një editorial për gazetën “The Daily Telegraf”, të dielën ai shpalosë edhe një herë bindjen për ta realizuar Brexit brenda fundtetorit nëse zgjidhet kryeministër.

    Në rast të kundërt, ai paralajmëroi se vendi do të përballej me një eksplozion demokratik që do penalizonte së pari dy partitë më të mëdha të vendit.

    Njëri nga dy kandidatët e mbetur pritet të shpallet kryeministër dhe lider i konservatorëve në datën 22 korrik, nga vota e rreth 160 mijë anëtarëve të Partisë Konservatore britanike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!