×
  • Lajme
  • Botë

    Macron: Bashkimi Europian nuk duhet të jetë peng i Britanisë

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 20:45

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se Evropa nuk duhet të mbetet peng i procesit të Brexit-it. “Projekti evropian nuk duhet të jetë i burgosuri i Brexit-it”, deklaroi presidenti francez.

    Deklarata e Macron vjen një ditë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, pas tetë orësh bisedime, arriti të bindë vendet e BE-së që të ketë një shtyrje të Brexit-it.

    Mirëpo, udhëheqësit evropianë vendosen kushte ndaj Britanisë. Ata ofruan shtyrje deri më 22 maj, vetëm nëse ligjvënësit britanikë e miratojnë planin e Mayt javën e ardhshme. Nëse nuk e miratojnë, shtyrja do të jetë më e shkurtër – deri më 12 prill – dhe, në atë rast, Britania do të duhet të dalë me vendime të reja ose të largohet pa marrëveshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!