Një familje në Eureka, Misuri, u trondit pasi një makinë u përplas në çatinë e shtëpisë së tyre.
Policia tha se dy adoleshëntë të cilët po ktheheshin nga festa e diplomimit rreth orës 01:30 të mëngjesit kishin humbur kontrollin e automjetit ndërsa udhëtonin me shpejtësi të lartë.
Makina tip “Chevrolet Malibu” u përplas me një argjinaturë përpara se të fluturonte në ajër dhe të përfundonte në çatinë e shtëpisë.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga aksidenti. Shoferi dhe pasagjeri ishin në gjendje të dilnin nga automjeti të padëmtuar.
Hetuesit nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e aksidentit dhe si arriti të përfundonte makinë në çati.
Zyrtarët nuk e bënë të ditur moshën dhe identitetin e adoleshëntëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.