×
  • Lajme
  • Botë

    Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 18:14

    Ambasadori serb në Malin e Zi Vladimir Bozovic është shpallur person “non grata”.


    Madje sipas mediave serbe atij i është kërkuar që të largohet nga Mali i Zi.

    Ministria e Punëve të Jashtme malazeze njoftoi se në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike, e kanë shpallur Bozovicin person “non grata” sot, duke konfirmuar se kanë kërkuar që ai largohet nga Mali i Zi.

    “Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.

    Sipas MPJ-së malazeze ai poashtu ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ dhe përfaqësues pra, Parlamentin e Malit të Zi.

    “Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviq – thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!