×
  • Lajme
  • Botë

    Mali i Zi me orë policore – Mënyrat si të kalojnë kufirin shqiptarët dhe testi negativ i virusit me detyrim

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 16:00

    Nga sot, Mali i Zi ka vendosur një orë policore prej orës 19:00 të pasdites deri në orën 05:00 të mëngjesit dhe nisur nga ky vendim i qeverisë, ka ndryshuar edhe mënyra e kalimit të shqiptarëve nga kufiri i vendit fqinj.


    Mësohet se nga dita e hënë deri në ditën e premte, doganat në Malin e Zi do të jenë të hapura në po atë fashë orari të orës policore, 05:00 deri në orën 19:00. Lejohen të kalojnë të gjithë qytetarët, dhe mjafton të kenë me vete vetëm një përgjigje negative të testit të coronavirusit.

    Jashtë këtij orari do të lejohen të kalojnë vetëm kamionë që transportojnë mallra, shërbimet e Urgjencës dhe mjetet ose qytetarët të cilët do të jenë transit në territorin e Malit të Zi.

    Fundjava mbetet me kufizim kalimi. Ditën e Shtunë dhe Ditën e Diel do të lejojnë të kalojnë në kufirin e Malit të Zi vetëm ata që kanë bërë rezervim në një hotel, kanë prerë një biletë avioni në aeroportin e Podgoricës, qytetarët ose mjetet që kalojnë tranzit.

    Kalimi në fundjavë do të ketë orarin e njëjtë: 19:00-05:00, duke përjashtuar kamionët që transportojnë mallra, raste me urgjencë dhe kalimet tranzite.

    Masat e vendosura nga Mali i Zi vijnë për shkak të rritje së numrit të të infektuarve me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!