×
  • Lajme
  • Botë

    “Mami, dikush hyri në xhami dhe më qëlloi”- fjalët e fundit të djaloshit para se të qëllohej për vdekje

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 14:30

    Salva Mustafa e përcolli të shoqin dhe dy djemtë në lutjet e së premtes duke iu dëshiruar atyre rrugë të mirë dhe kthim të sigurtë. Ajo as që mund ta imagjinonte se kjo do të ishte dita më e errët në jetën e saj dhe se burri e djali i saj i madh do të vriteshin në mes të lutjes në xhami, transmeton Reporteri.net


    Kur filluan të shtënat, djali i saj më i madh, Hamza, (16) u përpoq të largohej dhe në të njejtën kohë e thirri mamanë e tij. “Mami, dikush hyri në xhami dhe më qëlloi”, i tha Hamza nënës së tij ndërsa përpiqej të tërhiqte nga xhamia vëllain e vogël Zaid i cili ishte plagosur tashmë në këmbë.

    Biseda e tyra zgjati vetëm disa sekonda dhe atëherë Salva dëgjoi të shtënat dhe ulërimat e djalit të saj. Në atë moment, ai u vra dhe vëllai i tij i plagosur edhe me një plumb, për fat të mirë mbijetoi. Në anën tjetër të xhamisë në një pellg gjaku ishte i shtrirë babai i tyre 44 vjeçar Kaled.

    “Qëndrova në linjë edhe 22 minuta. Atëherë dikush mori telefonin dhe më tha: “Më vjen keq, mendoj se djali juaj është i vdekur…”

    Salva Mustafa rrëfimin e saj për media e bërë në një nga spitalet e Christcurch, ku ndodhet i hospitalizuar, djali i saj i vogël Zaid. Ai është plagosur me dy plumba, por arriti që të mbijetojë dhe të largohet nga xhamia, shkruan Daily Mail.

    Hamza dhe babai i tij janë vetëm dy nga 50 njerëzit të cilët u vranë nga terroristi Brenton Tarrant./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!