×
  • Lajme
  • Botë

    Masakër në një lokal meksikan, vdesin 11 persona

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 23:53

    Një masakër në një lokal la të vrarë 11 persona të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi ndeshet me një normë rekord të vrasjeve pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave.


    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin Jaral del Progreso, raporton reuters.

    Një grua tjetër u gjet me lëndime trupore pas sulmit me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp, transmeton Telegrafi.

    Guanajuato, një qendër kryesore e veturave, është bërë skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, shkaktuarr nga lufta mes bandave lokale – Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm – Jalisco New Generation.

    Në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më masive që kur presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke u zotuar të ulte nivelet rekord të dhunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!