×
  • Lajme
  • Botë

    Masakra në Christchurch: Shpëtoi duke u shtirë si i vdekur

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:01

    Një njeri i cili mbijetoi sulmit terrorist të Christchurch javën e kaluar ka folur për mënyrën se si arriti t’i shpëtojë vdekjes duke u shtirë si i vdekur, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net


    Mustafa Bozhdas, nga Turqia, u qëllua në këmbë gjatë masakrës së tmerrshme në xhaminë e Al Noor në Christchurch të  Zelandë së  Re, ku 50 njerëz mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Duke folur nga shtrati i tij në spital, Bozhdas zbuloi se u qëllua në këmbë gjatë sulmit terrorist dhe beson se ai mbijetoi vetëm duke pretenduar se ishte i vdekur.

    “Unë isha i shtrirë në dysheme dhe pashë që terroristi po më afrohej. Më qëlloi në këmbë dhe pretendova se kisha vdekur”, rrëfen ai. Pavarësisht se u plagos, Bozhtas u arratis nga dritarja dhe arriti të dilte jashtë. Sipas Bozhtas, u deshën rreth 20 minuta që forcat policore të arrinin në vendngjarje.

    Në pamjet e publikuara, Bozhtas është parë i ulur trotuar me duart e tij të mbuluara me gjak./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!