×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 321 persona u vranë në Sri Lanka, ISIS publikon foton e kamikazëve që kryen sulmet

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 23:33

    Pas sulmeve të tmerrshme që u bënë të dielën e Pashkëve në Sri Lanka, ku humbën jetën mbi 290 persona dhe 500 të tjerë mbetën të plagosur.


    Ndërkohë që mediat e huaja kanë bërë të ditur se organizata terroriste ISIS ka postuar një foto ku tregon shtatë kamikazët që shkaktuan sulmet me bomba dhe personi që organizoi planin.

    Në foto duket ekstremisti i ISIS, Zahran Hashim, bashkë me shtatë personat që kryen masakrën.

    Këtë të hënë, qeveria e Sri Lankës tha se përgjegjës ishte një grup vendas, i quajtur “National Thowheeth Jama’ath”, me ndihmën e xhihadistëve të tjerë të shpërndarë nëpër botë.

    Sulmet me bomba shkaktuan 321 të vdekur dhe rreth 500 të plagosur, në tre kisha, tre hotele, në një kopësht zoologjik dhe në një bllok apartamentesh në Kolombo.

    Gjithashtu autoritetet vendase bënë të ditur se mes viktimave kishte edhe shumë turistë, si shumë amerikanë, tetë britanikë, tre danezë, dy turq, dhe nga një viktimë respektivisht nga Kina, Holanda dhe Portugalia.

    Sri Lanka është detyruar të bllokojë rrjetet sociale, që të mos shpërndahen informacione të gabuara, si dhe shtetrrethim, duke ndaluar daljen e njerëzve nga shtëpitë gjatë natës.

    Deri tani policia ka arrestuar 40 të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!