Mbi 4 milion të infektuar me coronavirus, në botë

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 4 milion, përkatësisht 4,014,500 sipas Worldometers.


Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 276,253.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 78,616 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 31,241, Italia me 30,201 viktima, Spanja me 26,299, dhe Franca me 26,230.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633.

Në Shqipëri janë shënuar 31 viktima dhe janë infektuar 850 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,387,259 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,3 milion raste aktive që presin të shërohen.