×
  • Lajme
  • Botë

    Mbretëresha Elizabeth dhe princi Charles fotografohen me lopatë dhe çizme

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 7:31

    Fotoja e re në rrjetet sociale e mbretëreshës Elizabeth me Princin Charles është në mes të natyrës.


    Ajo ka veshur një pardesy të gjelbër dhe mban një shall në kokë, si edhe çizme. I biri ka veshur një pallto klasike bezhë dhe mban një lopatë në duar, ndërsa gërmon në tokë për nisjen e “The Queen’s Green Canopy”.

    “Mbjellja e një peme është një deklaratë e shpresës dhe besimit në të ardhmen,” shkruajnë ata.

    Pasioni për mjedisin bashkon mbretëreshën me trashëgimtarin e fronit, të cilët u fotografuan së bashku.

    Të dy kërkojnë të mbjellin një pemë, ndërsa Charles hap gropën, si një dhuratë për 70 vjetorin e mbretërimit, i cili do të festohet vitin e ardhshëm.

    “Kush dëshiron, mund të ndajë pemën e tij në një hartë interaktive, në mënyrë që të jetë frymëzuese”, tha Charles

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!