×
  • Lajme
  • Botë

    Mediat serbe: Luftë me revolverë, pronari i ‘Selo Tours’ u vra pranë shtëpisë së tij

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 0:01

    Mediumi serb “Kurir” është duke raportuar se sonte në Novi Pazar është zhvilluar një luftë me revolver ku si pasojë e saj është vrarë kosovari Selajdin Janjeva, pronari i kompanisë “Selo Tours”.


    Sipas këtij mediumi Janjeva u vra pranë shtëpisë së tij në lagjen Jlija në Novi Pazar.

    Pas të shtënave atentatori është arratisur, ndërsa policia është në kërkim të tij.

    Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai u qëllua me armë dhe u plagos në njërin këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani gjuajti disa plumba nga arma dhe vrau Selajdinin.

    Sipas informacioneve të pakonfirmuara, vrasjes i parapriu një grindje e ashpër dhe një përleshje gjatë së cilës sulmuesi përdori një armë dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të viktimës që vdiq në vend, shkruan “Blic”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!