×
  • Lajme
  • Botë

    Mickoski dhe Zaev, liderët e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut në izolim, kishin kontakt me një të infektuar

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 11:36

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.


    “Kjo është një preskonferencë e jashtëzakonshme në të cilën dua të njoftoi se liderët e dy partive më të mdha në vend, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, nga sot janë në izolim të detyrueshëm shtëpiak. Pas informacioneve që ka marr Ministria e Shëndetësisë se një gazetar nga një televizon është pozitiv nga Covid19, i cili gjatë javës së kaluar kishte intervistë me dy liderët, edhe Zaev edhe Mickoski janë nënshtruar testit”, informoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, përcjell Koha.mk

    Ndryshe, rezultati i liderit të VMRO-DPMNE-së që është përpunuar vonë mbrëmjen e së premtes është negativ, por megjithatë ai do të jetë në izolim të detyrueshëm deri në kalimin e 14 ditëve nga kontakti i fundit me të infektuarin. Ndërsa, rezultati i testit të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai pas marrjes së informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë është venodosur në izolim të detyrueshëm shtëpiak. (koha.mk)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!