×
  • Lajme
  • Botë

    Midis Amerikës fëmijët myslimanë bëjnë thirrje për xhihad, këndojnë: “Do t’ua heqim kokat”

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 8:23

    Shoqëria myslimano-amerikane është kritikuar shumë nga publiku, pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shihen disa fëmijë me shalle palestineze, të cilët këndojnë, “do t’ua heqim kokat ” dhe ” do t’u nënshtrohen torturës së përjetshme”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Komisioni i Filadelfias për Marrëdhënie Ndërpersonale ka nisur një hetim mbi ngjarjen në qendrën lokale të shoqërisë myslimane amerikane pas videos e cila thuhet që është filmuar gjatë një feste që po bëhej muajin e kaluar.

    Fëmijët këndojnë një kënge revolucionare, shpesh të përdorur nga grupet islamike, shkruan Times of Israel. Video u postua për herë të parë në Facebook nga faqja  MAS Philadelphia, por u hoq më vonë.

    Organizata myslimane e dënoi përmbajtjen e saj dhe u distancua nga gjuha e urrejtjes që ishte përdorur në video dhe thirrjet për vrasje. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!