×
  • Lajme
  • Botë

    Mijëra ukrainas në protestë për korrupsionin

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 14:37

    Rreth 5.000 nacionalistë protestuan në Kiev, Ukrainë, duke kërkuar arrestimin e personave të përfshirë në një rast korrupsioni.

    Protesta e së shtunës ishte e fundit e disa demonstratave të mbështetura nga ekstremistët e djathtë me fokus korrupsionin.

    Një investigim gazetaresk në muajin shkurt, raportoi se figura pranë presidentit Petro Poroshenko dhe një fabrikë e kontrolluar nga ai, ishin të përfshira në një skemë korrupsioni.

    Kjo është kthyer në një çështje të në fushatën e nxehtë të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës pasi Poroshenko kërkon të rizgjidhet, por situata nuk është në favorin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!