
Miliarderi 46 vjeçar danez Anders Holch Povlsen, pronar i rrjetit ASOS, në sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë në Sri Lankë ka humbur të tre fëmijët.
Povslen është pronari i dytë privat më i madh në Britaninë e Madhe dhe aksioneri më i madh i ASOS, transmeton Reporteri.net.
Një dëshmitar me emrin Kieran Arasaratnam tha të dielën për BBC se e ka parë miliarderin i cili humbi tre fëmijë në sulmin me bomba në hotelin Sangrila.
“Lutuni, lutuni për mua”, thoshte ai, rrëfen ky dëshmitar.
Arasaratnam më vonë në rrjetin social Facebook shkroi:”Familja daneze me tre fëmijë. Prindërit kanë mbijetuar. Fëmijët me sa duket kanë humbur jetën. Kam tre fëmijë dhe saktësisht e di se si mund të ndihen tani”.
Në një seri sulmesh me bomba në kisha dhe hotele luksoze, mbetën të vdekur 290 persona dhe qindra të tjerë u lënduan. Së fundmi u raportua se ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që kanë lënë më shumë se gati 300 njerëz të vdekur në Sri Lanka.