Autoritetet nisin hetimet, nëse ministrat shpallen fajtorë gjobiten me 15,000 euro.
Policia franceze ka nisur një hetim ndaj disa anëtarëve të partive të cilët kanë darkuar në një restorant kundër rregullave anti-covid.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi hetimin, duke thënë se mbledhje të tilla, ku shkelen rregullat anti-covid, janë krejtësisht të papranueshme.
Media vendase “M6” publikoi në faqen e saj në Twitter një filmim të fshehtë ku ministrat shfaqen duke ngrënë havjar, duke pirë shampanjë dhe pa maska.
Një kamerier është dëgjuar duke i thënë reporterit i cili u paraqit si mysafir se njerëzit që vijnë nuk mbajnë maska dhe sapo të hyni këtu nuk ka më Covid-19.
Mendohet se menyja fillonte nga 160 € deri në 500 €. Të ftuarit janë parë duke u përqafuar dhe duke injoruar distancimin social.
Videoja është bërë virale dhe njerëzit e kanë shpërndarë me hashtagun #OnVeutLesNoms, që do të thotë “ne duam emrat”.
Nëse shpallen fajtorë, ministrat mund të përballen me një gjobë deri në 15,000 euro dhe 135 euro për shoqëruesit.
Ndërsa vendi tani është në bllokimin e saj të tretë, kufizimet e reja do të vazhdojnë për katër javë, për të frenuar një rritje të rasteve me Covid-19. Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore janë të mbyllura dhe është vendosur një shtetrrethim nga ora 19:00 në 06:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.