×
  • Lajme
  • Botë

    Misteri i vetëvrasjes në Tribunalin e Hagës: Zbulohet nga e mori helmin gjenerali kroat që vrau veten

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 16:44

    Ish-zëdhënësja e Gjykatës Tribunale të Hagës, Florence Hartmann foli për vdekjen e gjeneralit dhe politikanit kroat, Slobodan Pralak dhe zbuloi se kush e solli helmin në sallën e gjyqit, me të cilin ai ia mori jetën vetes, shkruajnë mediat kroate, transmeton Reporteri.net


    “Është e ditur se kjo është bërë nga një ekip që erdhi për të marrë pjesë në gjyq, sepse Pralak nuk mund të kishte  cianid në paraburgim dhe kjo shkakton dyshime në ekipin e tij të avokatëve, ose ndoshta në dikë nga ambasada. Pra, helmi u dërgua nga dikush që kishte qasje te Pralak para se ai të hynte në sallën e gjyqit”, thotë Artman.

    “Vendimin për t’ia marrë jetën vetes në rast se shpallem fajtor e kam marrë që moti me vetëdije të plotë”, shkroi Pralak në letrën e tij të parë për familjen e tij.

    Nika Pinter, avokatja e tij tha se Pralak nuk bëri asgjë nën ndikimin e emocioneve të momentit, por gjithçka “e mendoi me shumë kujdes, me vendosmëri dhe qetësi”, duke filluar nga mbrojtja dhe jeta e tij.

    Prokuroria holandeze nuk arriti të dëshmojë me saktësi se nga erdhi cianidi që Pralak mori në sallën e gjyqit pas shpalljes së aktgjykimit. “Pralak ishte duke menduar për vetëvrasje për një kohë të gjatë”, përfundoi Prokuroria.

    Pas vetëvrasjes së Pralakut, dyshohej se ishin kryer dy vepra penale – së pari, fakti që cianidi, me të cilin Pralak vrau veten sipas Aktit Hollandez të Medikamenteve, është një substancë e ndaluar dhe e dyta dyshohet se Pralak është ndihmuar nga dikush në përgatitjen e vetëvrasjes.

    Pralak para se të vriste veten u dënua me 20 vite burg pas akuzave për krime kundër njerëzimit, si pasojë e rolit të tij në dëbimin dhe krime të tjera kundër myslimanëve në Bosnjë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!