×
  • Lajme
  • Botë

    Mjekët e Turqisë detyrohen të ngjiten maleve për të vaksinuar banorët

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 19:49

    Qeveria turke ka synim që deri në fillim të vjeshtës, të jenë vaksinuar 60% e popullsisë kundër coronavirusit. Por shumë nga 83 milionë banorët e Turqisë jetojnë në zona rurale dhe disa në terrene tepër të vështira. Qeveria gjithsesi ka qenë e qartë në kërkesën për mjekët, që të shkojnë ku të jetë e mundur dhe banorët të marrin dozat e vaksinës.


    Deutsche Welle tregon rastin e mjekes Zejnep Eralp dhe ekipit të saj me fotot ku shihen që ngjiten në një terren të vështirë për të vaksinuar banorët e fshatit Altindere. Fshati është rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit, në malet e Turqisë Lindore.

    “Vaksinimi i banorëve që jetojnë në fshatra të largëta është i rëndësishëm, sepse jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe nëse dikush infektohet, Covid do të përhapej shumë shpejt.” – thotë mjekja që është përgjegjëse për misionin e vaksinimit.

    “Shumë banorëve nuk u pëlqen të shkojnë në spital në qytetet përreth. Pra duhet që të shkojmë ne tek ata”, shton ajo.

    Kritikët thonë se qeveria do të tregojë se po kujdeset për të gjithë. Por ka gjithashtu rezerva për procesin pasi autoritetet shëndetësore premtuan fillimisht se deri në maj do jenë vaksinuar 60 % e popullsisë. Tani ata thonë se kjo do të arrihet deri në vjeshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!