×
  • Lajme
  • Botë

    Mjeku i Titos zbulon orët e tij të fundit të jetës

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 14:09

    Doktor Predrag Laleviq, një kirurg dhe anesteziolog i cili për 16 vite me radhë ishte në 106-të udhëtime bashkë me ish- Presidentin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.


    Tito vdiq më 4 maj 1980 në orën 15.05, dhe ai ishte personi që më 4 maj të vitit 1980 shkyçi aparatin që e ndante nga jeta ish presidentin Tito.

    Tito vdiq më 4 maj 1980 në orën 15:05, dhe ai ishte i lidhur me aparatin respirator në 68 ditët e fundit të jetës së tij, transmeton Reporteri.net.

    Për vite me radhë, në një spital gjerman, Laleviq u akuzua se kishte mbajtur njeriun e vdekur në një aparat respirator për ditë të tëra. “Truri i tij ishte gjallë, dhe ky ishte një justifikim mjekësor pse ai qëndroi i lidhur me aparatin respirator deri në atë ditë”, u shpreh ai.

    Megjithatë, kjo nuk ishte arsyeja e vetme. “Filloi lufta për pushtet – Kreu i shtetit është i rëndësishëm jo vetëm çdo ditë, por çdo orë”, ishte shprehur ai.

     Tito kishte ngrënë ushqime për astronautët e NASA-s para vdekjes së tij, të cilën ia sillnin nga Hjustoni. Një kuzhinier i njohur slloven, kaloi shtatë vitet e fundit të jetës së tij me Titon. Ai u kujdes për dietën e tij deri në vdekje.

    “Ishte e vështirë për ne ta shihnim si po shuhej. Ishte një tragjedi e madhe. Ne ishim me të deri në fund. Ata na lanë të jemi me të kur e dërguan në patologji”, kishte rrëfyer Jozse Osely, një nga kuzhinierët e Titos për momentet e tij të fundit të jetës.  Ai thotë se Tito nuk kishte kërkesa të veçanta lidhur me ushqimin.

    Për herë të fundit në jetën e tij, Tito iu drejtua pikërisht kuzhinierit të tij Osely. Ai u zgjua shkurtimisht nga koma. Në dhomë kishte një mjek dhe një infermiere. Tito u përpoq të shprehte pesë ose gjashtë fjalë, por nuk mund të fliste qartë sepse kishte një protezë dentare. Pas kësaj, ai ra përsëri në komë. Dy orë më vonë vdiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!