×
  • Lajme
  • Botë

    Moderna tregon sa doza vaksinash për COVID-19 do t’i ofrojë globalisht tre muajt e parë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 8:37

    Moderna Inc tha të enjten se pret që të ketë midis 100 milionë dhe 125 milionë doza të vaksinës eksperimentale për COVID-19 të disponueshme globalisht në tremujorin e parë të vitit 2021.


    Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kompania tha se 85 milionë deri në 100 milionë nga ato doza do të ishin në dispozicion në Shtetet e Bashkuara, me 15 milionë deri në 25 milionë në dispozicion jashtë vendit.

    Gjithsesi dozat e tremujorit të parë janë brenda 500 milionë deri në 1 miliard doza që kompania pret të prodhojë globalisht në vitin 2021, tha Moderna.

    Rezultatet nga një provë në fazën e hershme treguan se vaksina, mRNA-1273, prodhoi nivele të larta të antitrupave që ranë pak me kalimin e kohës, por mbetën të ngritur në të gjithë pjesëmarrësit tre muaj pas vaksinimit përforcues, tha kompania.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!