×
  • Lajme
  • Botë

    Momentet dramatike të një bastisjeje në Angli: I dyshuari qëlloi në drejtim të policisë, u dorëzua vetëm kur mbeti pa municion

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 11:15

    Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një burrë qëlloi me armë në drejtim të policisë.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Daniel Hannam, 32 vjeç, është në gjyq në Bristol Crown Court, ku ai mohon dy akuza për përpjekje për të vrarë një oficer policie.

    Daniel Hannam, kishte marrë në mënyrë të paligjshme armën e zjarrit dhe një numër të madh fishekësh.

    Ai thuhet se u gjend në rrugët e Castle Cary, një qytet i vogël në Somerset, Angli – përpara se të shkonte në shtëpinë e të dashurës së tij.

    Hannam më vonë i tha policisë se ai qëlloi armën në ajër ndërsa po priste dikë, dhe më pas u kthye në Park Street.

    I pandehuri la shtëpinë për të blerë kokainë por u bë “shumë keq” kur ai nuk mund të takonte furnizuesin e tij.

    Ai shkoi për alkool dhe cigare, duke qëlluar dy herë te dera, përpara se të shkonte drejt një veture BMW të drejtuar nga Oliver Walter-Taylor, i cili kishte vozitur deri atje për të takuar një mik.

    Hannam akuzohet për përpjekjen për të rrëmbyer Walter-Taylor duke hyrë në BMW e tij dhe duke i drejtuar armën atij.

    Pas një zënke, të dy burrat dolën jashtë dhe Hannam dyshohet se gjuajti dy të shtëna në ajër, me fishekë që goditën makinën.

    Po sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë dy oficerë që po shkonin drejt derës së përparme të një shtëpie, që thuhet se ishte e të dashurës së tij.

    Gjithashtu, një helikopter policie mund të dëgjohet sipër pasi oficerët “shkëlqejnë” dritat në shtëpinë në Park Street.

    Njëri thotë “dritare, lëvizje” para se të bërtasin: “Policia e armatosur, policia e armatosur, vendosi duart lart deri në dritare tani”.

    Më pas dëgjohen të shtëna, me video ku shihet një prej oficerëve që qëllon mbrapa në dritare dhe bërtet “të shtëna të shtëna”.

    Sipas autoriteteve, “Ai vazhdoi të hapte zjarr deri sa iu harxhuan fishekët. Pas kësaj, ai u dorëzua në polici”.

    Megjithatë, Hannam ka mohuar akuzat dhe gjyqi është duke vazhduar.

    https://www.youtube.com/watch?v=VC3dEDJdE1g

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!