×
  • Lajme
  • Botë

    Momenti kur gratë e pjesëtarëve të ISIS-it, tentojnë të arratisen nga burgu i kampit Al-Hol në Siri

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 19:39

    Zyrtarët e kurdëve të Sirisë kanë njoftuar se ka pasur tentime që familjarët e anëtarëve të organizatës terroriste ISIS, të arratisen nga qendra e paraburgimit Al Hol në veri të Sirisë.

    Zëdhënësi i Forcave Demokratike siriane, Mustafa Bali, ka deklaruar se dhjetëra të arrestuar kanë sulmuar gardianët para portës hyrëse të kampit, ku gjenden më shumë se 70 mijë gra e fëmijë.

    Në videot e filmuara nga kamerat e sigurisë shihen gratë dhe të vejat e pjesëtarëve të ISIS-it të veshura me të zeza, duke ikur nëpër rrugën që qon në qendër të kampit.

    Ato fillimisht ishin konfrontuar me gardianët, duke i sulmuar me thika dhe revole. E tani kur Turqia ka filluar ofensivën, SHBA-të janë tërhequr nga kjo zonë duke rritur mundësitë që të ketë arratisje masive nga burgu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!