×
  • Lajme
  • Botë

    Moska po kërkon që fëmija i parë i lindur në hapësirë të jetë rus

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 11:15

    “Moska po synon që foshnja e parë e lindur në hapësirë ​​të jetë një grua ruse”, zbuloi një shkencëtar i lartë.


    Dr Irina Ogneva, kreu i laboratorit të biofizikës së qelizave të Institutit të Problemeve Mjekësore dhe Biologjike të Akademisë së Shkencave në Rusi, zbuloi ambicien këtë javë.

    “Ne gjithmonë kemi qenë të parët në hapësirë dhe do të donim që fëmija i parë në hapësirë, të jetë një qytetar i Rusisë”, tha ajo.

    Por ajo pranoi se deri tani kozmonautët rusë kanë refuzuar të dhurojnë spermatozoidin ​​për studime shkencore.

    Dr Ogneva nuk e bëri të qartë nëse ajo pret që foshnja e parë hapësinore të konceptohet dhe të lindë në orbitë.

    ‘Më e rëndësishmja nuk është fakti që fëmija të lindë, por të jetë i shëndetshëm. Dhe në këtë kuptim jemi, pa asnjë dyshim, konkurrues, sepse ne mbajmë udhëheqjen në shumë studime”, shtoi ajo.

    Dhe më pas shtoi:-“Nga pikëpamja shkencore, lindja e çdo gjitari në hapësirë ​​është një synim që mund të arrihet. Nga pikëpamja morale dhe etike ky është një eksperiment me embrionet njerëzore.

    Për mungesën e mostrave të spermës nga hapësira, Dr Ognaeva pranoi se kozmonautët rusë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë refuzuar të bashkëpunojnë.

    “Ne jemi vazhdimisht në drejtimin e pengesave morale, psikologjike dhe etike. Nuk ka vullnetarë mes kozmonautëve. Kërkesat për të dhënë mostra janë refuzuar me një buzëqeshje”, tha ajo.

    Por a është e mundur të mbash dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm në një fluturim në hapësirë. Nga këndvështrimi mjekësor, nuk është një problem shumë i madh. Disa ekspertë megjithatë kanë paralajmëruar për rrezatimin e lartë që një fetus do të përballet gjatë një fluturimi nëntë mujor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!