×
  • Lajme
  • Botë

    NATO: Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 20:32

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi veprimet agresive të Rusisë në rajonin e Detit të Zi, duke i bërë thirrje të tërheq trupat dhe pajisjet nga territori i Ukrainës në mbështetje të militantëve.


    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten në Kiev se Ukraina është një nga partnerët më të afërt të Aleancës.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, theksoi se gjatë kësaj vizite, është së bashku me të gjithë Këshillin very-atlantik.

    Ai theksoi se kjo tregon mbështetjen e palëkundur të NATO-s dhe të gjithë aleatëve të NATO-s për Ukrainën”. Stoltenberg tha se kishte pasur një takim të shkëlqyer të NATO-s me Komisionin e Ukrainës dhe theksoi se Ukraina mbetet një nga partnerët më të afërt të Aleancës. Stoltenberg vuri ne dukje se trupat ukrainase shërbejnë në Afganistan dhe Kosovë.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s konfirmoi se kishte diskutuar me presidentin ukrainas gjendjen e sigurisë në Ukrainën lindore. Stoltenberg konfirmoi se aleatët janë të inkurajuar nga përparimi në Stanytsia Luhanska dhe zona të tjera ku trupat janë duke u tërhequr.

    Por në zona të tjera, konflikti në Dobas vazhdon të marrë jetë njerëzish. Stoltenberg tha se NATO është e shqetësuar nga kërcënimet dhe kufizimet ndaj vëzhguesve të OSBE-së.

    “Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes për militantët në Ukrainën lindore. Dhe të tërheqë trupat dhe paisjet e saj nga territori i Ukrainës”.

    Stoltenberg theksoi se NATO mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nënvizoi se nuk do ta njohë kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënoi veprimet agresive të Rusisë në rajonin e Detit të Zi dhe i bëri thirrje Rusisë që të kthejnë anijet ukrainase që kishte kapur vitin e kaluar, dhe të sigurojnë hyrje të lirë në portet ukrainase në detin Azov.

    NATO vazhdon të mbështesë Ukrainën dhe ka premtuar mbi 40 milion euro për ushtrinë e saj, dhe ka rritur bashkëpunimin në rajonin e Detit të Zi me stërvitje, vizita portuale dhe shkëmbim informacioni./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!