×
  • Lajme
  • Botë

    Navalny zbulon “vajzën sekrete” të Vladimir Putin

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 22:05

    Llogaria në “Instagram” e një adoleshenteje, 17 vjeçare, e cila mendohet të jetë “vajza sekrete” e Vladimir Putin është zbuluar për herë të parë nga rivali i presidentit, Alexei Navalny.


    Imazhet tregojnë Elizaveta apo e njohur ndryshe si Luiza teksa poston foto të një jete luksoze dhe një pasion i madh për të veshur markat e stilistëve të njohur, duke përfshirë “YSL”, “Bottega Veneta”, “Miu Miu”, “Tom Ford” dhe “Dolce & Gabbana”, transmeton Daily Mail.

    Nëna e saj, e cila mendohet të jetë Svetlana Krivonogikh, 45-vjeç, aktualisht është një shtëpiake e kthyer në milioner. Ajo mendohet se ka patur një lidhjen dashurie të fshehte me Prsidentin rus në fund të viteve nëntëdhjetë, ndërsa ajo punonte si një pastruese. Sipas një raporti në faqen hetimore ruse “Proekt”, kjo lidhje dashurie është mbyllur nga fillimi i viteve 2000.

    Llogaria e vajzës së saj, Luiza në “Instagram” u zbulua nga lideri rus i opozitës Alexei Navalny, sipas një raporti në The Sun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!