×
  • Lajme
  • Botë

    Ndodh pas 200 vitesh në Japoni, Perandori dorëzon fronin

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:51

    Në 200 vite, Akihito është perandori i parë në Japoni që dorëzon fronin.


    Parlamenti i ka dhënë lejen ligjore për të hequr dorë nga froni pas pretendimeve të 85-vjeçarit se nuk është i aftë për të kryer rolin e tij për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

    Froni do t’i kalojë djalit të tij princit të kurorës Naruhito. Naruhito do të ngjitet në fronin e Krizantemës të mërkurën, duke filluar kështu një epokë të re.

    Perandori në Japoni nuk ka fuqi politike. Ai është një simbol kombëtar, i cili ka krijuar një impakt mjaft pozitiv tek japonezët.

    Akihito njihet për dashamirësinë dhe ndihmën që ka dhënë për të sëmurët dhe të prekurit nga fatkeqësitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!