×
  • Lajme
  • Botë

    Ndodh vetëm në Meksikë: Banda kriminale i detyron policët të gjunjëzohen para makinës së tyre

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 14:53

    Kjo foto paraqet një moment të frikshëm kur një grup kriminal nën kërcënimin e armëve , i detyron policët të gjunjëzohen. Ata pastaj rrëmbyen një njësi prej 11 policësh në mes të një rruge në Meksikën qendrore, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.


    Forcat e policisë së shtetit po kryenin një operacion në qytetin e Juan Galindo, në shtetin e Puebla, kur u detyruan të gjunjëzohen para delikuentëve.

    Kjo foto është bërë virale pasi policët që janë gjunjëzuar përpiqen të vënë në dukje të drejtën e tyre për të parë kriminelët.

    Sipas informacioneve të disponueshme, policia sapo kishte ndërmarrë një operacion për pengimin e kësaj bande kriminale që ilegalisht të vinte në kontroll një rafineri të naftës në veri të shtetit të Puebla.

    Qeveria meksikane është e përfshirë në një betejë  të ashpër kundër organizatave kriminale që janë pasuruar gjatë viteve të fundit në vjedhje të naftës. Kjo çoi në një luftë të hapur midis karteleve, duke lënë prapa dhjetëra  të vdekur, mes tyre edhe viktima të pafajshme.

    Në këtë rast, një grup kriminal u vunë pas oficerëve të policisë, gjersa pati edhe shkëmbime zjarri. Kjo foto tregon tre nga 11 policët që gjunjëzohen pranë makinës së tyre ndërsa ndodhen nën kërcënimin e pushkëve të gjuetisë.

    Ky pamje është bërë virale, pasi një polic i gjunjëzuar përpiqet të respektojë të drejtën e tij për të parë fytyrat e kriminelëve ndërsa kolegët e tij shohin në tokë. Policët e rrëmbyer u gjetën më pas të dielën rreth orës gjashtë të mëngjesit në autostradë. Ata nuk u lënduan, por u dërguan në spital për të ndërmarrë masa paraprake. Asnjë arrestim nuk është bërë lidhur me këtë rast./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!