×
  • Lajme
  • Botë

    Në Stamboll mbahen zgjedhjet lokale

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 9:53

    Qytetarët në Stamboll po votojnë në zgjedhjet lokale, të cilat janë ripërsëritur.


    Fillimisht gara për të parin e Stambollite kishte fituar kandidati opozitar, por rezultati u anulua pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pretendoi se kishte pasur parregullsi gjatë votimeve.

    Kandidati opozitar, Ekrem Imamoglu kishte fituar zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, duke i dhënë një goditje të fortë partisë së Erdoganit.

    Më pas, presidenti turk tha se “ka pasur parregullsi dhe korrupsion” dhe kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve.

    Bordi i Lartë për Zgjedhje më 6 maj shpalli të pavlefshme zgjedhjet e majit dhe vendosi për rivotim.

    Kundërkandidati i Imamoglut për Stamboll është Binali Yildirim, i cili konsiderohet si mbështetës besnik i Erdoganit.

    Edhe pse Erdogan nuk merr pjesë drejtpërdrejtë në këto zgjedhje, analistët vlerësojnë se nëse kandidati i tij do të pësojë disfatën e dytë në Stamboll, kjo do të jetë një goditje e rëndë për presidentin.

    Vendvotimet janë hapur në orën 8:00 pritet të mbyllen në orën 17:00, ndërkaq rezultatet e para pritet të publikohen në orët e vona të së dielës./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!