×
  • Lajme
  • Botë

    Nën ndikim të alkoolit vozit me shpejtësi të madhe, nuk e vëren rreth rrotullimin – fluturon me veturë 27-vjeçarja nga Kalifornia

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 23:26

    Një grua e dehur që ishte prapa timonit të veturës BMW është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke lëvizur me shpejtësi shumë të madhe nëpër një rrugë të Long Beach në Kaliforni, kur në një moment nuk e vëren rreth rrotullimin dhe kalon sipër tij, duke bërë që vetura të fluturojë dhe të përfundojë mbi një veturë të parkuar.


    Marisela Ovalle, 27-vjeçe ka shkatërruar veturën e saj luksoze BMW 4 Series kur vendosi të kaloj nëpër rrethrrotullim. Por ishte trotuari i lartë dhe shpejtësia e madhe, që bëri që vetura të fluturojë dhe përfundojë mbi një veturë tjetër të parkuar, transmeton Telegrafi.

    Mediat lokale raportojnë se ajo kishte shkatërruar edhe katër vetura tjera, ndërsa kishte përfunduar me mjetin e saj mbi një Chevrolet Camaro. Megjithatë për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë përplasje, pasi ngjarja është zhvilluar në orët e vonshme dhe nuk kishte frekuentim të madh.

    “Ishte një shpërthim i fuqishëm. Vrapoja menjëherë për të parë nëse personi që ishte brenda nuk ka pësuar lëndime. Ishte një skenë e tmerrshme”, ka deklaruar Angel Ruiz, një dëshmitar i këtij rasti.

    download

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!