×
  • Lajme
  • Botë

    Nëse zgjedhjet për President dështojnë në Maqedoninë e Veriut, detyrën do e ushtrojë Talat Xhferi

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 14:30

    Në Maqedoni, vazhdon votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë dy kandidatë, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së.


    Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milion persona; procesi do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse ne votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve. Nëse zgjedhjet dështojnë, detyrën e presidentit të përkohshëm do ta ushtronte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

    Në raundin e parë të zhvilluar në 21 prill, në votime dolën, 41.67 për qind e zgjedhësve. Kandidati shqiptar Blerim Reka, nuk arriti dot ta kapërcente atë raund, ndërsa fushata e balotazhit tani është përqendruar pikërisht tek përpjekjet për tërheqjen e votave të shqiptarëve.

    Retorika e dy kandidatëve të mbetur ka qenë shumë e kujdesshme kundrejt shqiptarëve, e madje Gordana Siljanovska ka deklaruar se do të jetë presidente e gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo fetare.

    Pendarovski, i mbështetur nga BDI, i ka sulmuar këto pretendime të saj, duke thënë se Siljanovska tregohet e matur vetëm se për tërheqjen e votave të shqiptarëve pasi në fakt ka dëshmuar se është për shtet etnocentrik. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!