×
  • Lajme
  • Botë

    Netanyahu falenderon aleatët, Amerika e Shqipëria të parat

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 11:00

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin në Lindjen e Afërt karshi konfliktit të dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në listën e shteteve që i renditi për t’i falenderuar për mbështetjen.


    “Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkroi kryeministri izraelit në Twitter.

    Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli “do të vazhdojë të hakmerret me forcë” ndaj sulmeve raketore të Hamasit.

    Të paktën tre palestinezë u vranë në sulmet e sotme ajrore nga forcat izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë, dhe ekstremistët e Hamasit vazhduan ta godisnin Tel Avivin duke i detyruar qytetarët të zhvendoseshin, raporton BBC.

    Komuniteti ndërkombëtar u bëri thirrje të dy palëve për ta ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu shqetësim mbi situatën aktuale në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas dje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!