×
  • Lajme
  • Botë

    Nga kalifati famëkeq në rrënoja, shikoni si duket streha e fundit e xhihadistëve

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 14:23

    Gazetarët e Sky News arritën të siguronin pamje nga ajo që ka mbetur nga Berguza.


    Zona është mbushur me rrënojat e kamionëve dhe makinave dhe nëse diçka ka mbetur nga shtëpitë, ato gjithashtu janë shkatërruar, transmeton Reporteri.

    Ish xhihadistët tani janë bërë refugjatë. Gratë e tyre po enden mes automjeteve të djegura që tani përfaqësojnë një çati mbi kokat e tyre.

    “Ditët e fundit ishin të tmerrshme”, tha Sana nga Finlanda.

    Në ditët e kaluara, SDF evakuoi mijëra civilë dhe veçanërisht burrat që ishin në gjendje të luftonin ishin të tronditur. Ata ndahen në tri grupe – sirianë, irakianë dhe kombësi të tjera.

    Meqenëse një numër i madh luftëtarësh u dorëzuan, besohet se numri i atyre që kanë mbetur në kështjellën e fundit xhihadiste është gjithnjë e më i vogël.

    Megjithatë, SDF beson se ka ende disa qindra xhihadistë të gatshëm për zgjidhjen përfundimtare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!