×
  • Lajme
  • Botë

    Një aksident tragjik në vitin 1991 e la pa ndjenja, gruaja zgjohet nga koma pas 28 vitesh

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 14:48

    Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka rifituar vetëdijen pasi ka kaluar 28 vjet në një gjendje vegjetative.


    Munira Abdulla ishte 32 vjeçe kur ajo pësoi dëmtime të rënda në tru, pasi makina në të cilën ndodhej ishte goditur nga një autobus afër Al Ainit, saktësisht në vitin 1991, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.

    Por vitin e kaluar, pas rehabilitimit në Gjermani, ajo filloi të bëhej e gjallë ndërsa përpiqej të thërriste djalin Omar, pasi e dëgjoi duke argumentuar në dhomën e saj të spitalit. Ditë më vonë ajo e thirri emrin e tij për herë të parë në dekada, tani Munira është në gjendje të thotë lutjet dhe të bisedojë me më të dashurit e saj.

    Omar foli për shërimin e saj në një intervistë për The National, duke përshkruar se po ‘fluturonte nga gëzimi’ kur ajo filloi të fliste përsëri.

    Ai rrëfeu se aksidenti ndodhi kur ai ishte katër vjeç dhe duhej të mirrej nga familjarët prej kopshtit për në shtëpi sepse nuk kishte autobusë në dispozicion. Burri i motrës së tij e mori atë nga shkolla për të vazhduar më pas tek Omari dhe u nisën për në shtëpi në momentin kur nëna dhe fëmija në ulësen e pasme u goditën nga një autobus.

    Kur u goditën nga autobusi zonja Minira  Abdulla hodhi veten rreth djalit të saj për ta mbrojtur atë nga goditja. Ndërsa ajo pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, Omar shpëtoi vetëm me një plagë të vogël.  Omar përshkroi se si nëna e tij nuk u trajtua  nga mjekët për orë të tëra, sepse familja nuk ishte në gjendje të thërriste ndihmë, përpara se ajo të transferohej në një klinikë në Londër. Atje, mjekët e diagnostikuan me një gjendje vegjetative, që do të thotë se ajo nuk ishte plotësisht reaguese, por ishte në gjendje të ndjejë dhimbje.

    Tani, pas 28 vitesh, pas trajtimesh të shumta ajo është në gjendje që përsëri ta thërrasë emrin e djalit të saj për të cilin pa hezituar fare ishte e gatshme të ipte jetën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!