Një ekip special nga Kina zbarkon në Itali, ata e mposhtën koronavirusin

Një ekip prej 9 mjekësh sollën dhjetëra mijëra maska, respiratorë dhe ndihmë të tjera mjekësore. Por italianët do të përfitojnë më shumë nga përvoja e tyre për të luftuar koronën.


Pasi dy ekipe të mëparshme të ekspertëve kinezë mbërritën në Irak dhe Iran për të ndihmuar në shtypjen e pandemisë së koronës, një ekip i tretë zbarkoi me sukses në Romë natën e kaluar.

Sipas marrëveshjes së autoriteteve italiane dhe kineze, një ekip special prej 9 ekspertësh solli edhe pako të ndihmës mjekësore, e cila mungon në mënyrë kronike në Itali.

“Siamo con voi. Forza Italia! – është një mesazh simbolik, por inkurajues i shpresës për italianët, që në përkthim do të thotë: Ne jemi me ju. Përpara, Itali!

Kujtojmë se, Qyteti Wuhan, vatra e infektimit me koronavirus, ka shënuar ditën më të mirë qëkur shpërtheu Covid-19 para disa muajsh.

Në këtë qytet, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja, ndërkohë në pjesët tjera të provincës Hubei, nuk është konfirmuar asnjë rast. Në pjesët tjera të Kinës janë regjistruar edhe tri raste, pra gjithsej tetë raste në gjithë vendin, shtatë më shumë se një ditë më parë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare të premten. /Reporteri.net