×
  • Lajme
  • Botë

    Një president si Joe Biden, u kryen 150 milionë vaksinime për 75 ditë nën Administratën e tij

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 22:55

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shprehur krenar për dhënien e 150 milionë vaksinave anti-Covid për 75 ditë nën Administratën e tij.


    Biden përmes një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se synimi i Administratës së tij është dhënia e 200 milionë dozave të vaksinimit për 100 ditë qeverisje.

    “Jam krenar që dje, dhamë mbi 150 milionë doza të vaksinës në vetëm 75 ditë të administratës sime – synojmë të arrijmë qëllimin tonë, të jepen 200 milionë vaksina deri në ditën time të 100-të në detyrë”, tha Biden.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!