×
  • Lajme
  • Botë

    Një shqiptar vdes në vendin e tij të punës në Zvicër

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 18:21

    Një shqiptar ka vdekur në vendin e tij të punës në Zvicër, të shtunën, kanë njoftuar familjarë të tij.


    Përmes rrjeteve sociale, familjarët kanë bërë të ditur se i riu A.Z. ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

    Ndërkohë, Policia e kantonit të Solothurnit ka njoftuar për një aksident të rëndë ku në vendin e punës një person ka vdekur e një tjetër është lënduar rëndë. Sipas informatave të mediave zvicerane, viktimat kishin rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

    Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.

    Kujtojmë se edhe para një muaji një kosovar mbeti i vdekur në vendin e punës në Itali.

    Viktima, 60-vjeçar, është shtypur nga një kontejner i hekurt brenda një kantieri detar, raportojnë mediat italiane.

    Ngjarja tragjike, në Ortona, mësohet të ketë ndodhur pak para orës 14.00, dhe përkundër përpjekjeve, mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë punëtorin kosovar.

    Autoritetet italiane, përfshirë Prokurorinë Publike të Kietit dhe Rojën Bregdetare, po zhvillojnë hetime për të mësuar se si ka ndodhur aksidenti.

    Viktima ishte nga Dragashi, dhe quhej R.M.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!