×
  • Lajme
  • Botë

    Një vit nga vdekja e shkencëtarit që theu çdo kufi

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 12:11

    Është bërë një vit që nga vdekja e shkencëtarit të famshëm Stephen Howking.

    Hawking, i cili gjtë tërë jetës vuajti nga sëmundje të rënda motorike që ishin zhvilluar qysh  në rininë e tij, ishte kozmolog, astronom, matematikan dhe autor i librave të shumtë, duke përfshirë “Historia e Shkurtër e Kohës”, e shitur në më shumë se dhjetë milionë kopje, transmeton Reporteri.net

    Ai u lind më 8 janar 1942. Shumë shpejt u bë një nga anëtarët më të rinj të Shoqërisë Mbretërore, institucioni më prestigjioz shkencor në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 1974, kur ishte vetëm 32 vjeç.

    Hawking u emërua profesor i matematikës në Universitetin e Kembrixhit në vitin 1979, për të cilin u largua nga Oksfordi për të studiuar astronomi dhe kozmologji teorike. Fizikanti ishte më i njohur për studimin e vrimave të zeza, për të cilat zbuloi se ata humbën energjinë dhe u zhdukën me kalimin e kohës për t’u zhdukur plotësisht, një fenomen i njohur në shkencë si “rrezatimi i Hawking-it”.

    Ai u konsiderua si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të sotëm që ka lëvizur çdo kufi- si në jetën shkencore ashtu edhe në atë private. Përveç punës së tij shkencore, ai i frymëzoi njerëzit që vuajnë nga sëmundje të rënda për të mos u dorëzuar asnjëherë. Ai vdiq para se të përmbushte  vetëm një nga ëndrrat e tij më të mëdha – të fluturojë në hapësirë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!