×
  • Lajme
  • Botë

    Njeriu më i kërkuar në botë: 25 milionë dollarë për kokën e kreut të ISIS-it

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 18:39

    Terroristët e Shtetit Islamik kanë humbur të gjithë territorin e kontrolluar dikur, por sundimtari i tij nga hija, “kalifi” i vetëshpallur është ende njeriu më i kërkuar i cili ndodhet në liri.


    Për kokën e Ebu Bekri al-Bagdadit dhurohen 25 milionë dollarë duke e bërë atë të arratisurin më të kërkuar në botë, përgjegjës për menaxhimin e këtij grupi të tmerrshëm terrorist, si dhe për organizimin e masakrave dhe  sulmeve terroriste në zemër të Evropës, transmeton Reporteri.net  

    Pavarësisht shkrimeve  të shumta viteve të fundit se ai nuk është gjallë, vendndodhja e Al-Bagdadit mbetet akoma mister. Ai u shfaq në publik vetëm një herë, në vitin 2014. Që atëherë, shumë nga bashkëpunëtorët e tij nga maja e organizatës janë vrarë në luftime.

    Ai është midis një numri komandantësh të lartë shtetërorë islamikë të cilët janë ende të lirë, pas dy vite humbjesh të përhershme në fushën e betejës, që kur “kalifati” i vetëshpallur u tkurr nga territori i Britanisë së Madhe në një enklavë të vogël në luginën e Eufratit.

    Edhe pse kryesisht konsiderohet si një figurë simbolike e këtij rrjeti global terrorist dhe është përshkruar prej kohësh si “i parëndësishëm”, arrestimi i al-Bagdadit do të ishte shpërblim për lojtarë të ndryshëm në Siri dhe Irak. Megjithatë, ai deri më tani ka shpëtuar nga amerikanët deri tek rusët, sirianët, irakianët dhe kurdët.

    Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetur nga SHBA-të, gjatë ditës së djeshme njoftuan se organizata terroriste ISIS ka humbur edhe bastionin e saj të fundit në territorin e Sirisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!