×
  • Lajme
  • Botë

    Nju Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësore

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 19:39

    Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill de Blasio urdhëroi sot që banorët e pavaksinuar të shumë lagjeve të qytetit të detyrohen të marrin vaksinën kundër fruthit, për t’u përpjekur të bllokojnë një rishfaqje të sëmundjes, veçanërisht e përhapur në komunitetin hebre ortodoks.


    Qyteti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësore në katër zona që ndodhen në lagjen Williamsburg, në veriperëndim të Bruklinit.

    “Të gjithë individët që kanë qenë të ekspozuar ndaj fruthit duhet të vaksinohen, në të kundort do të ndiqen penalisht dhe do të gjobiten me 1000 dollarë”, njoftoi kryebashkiaku i Nju-Jorkut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!