×
  • Lajme
  • Botë

    Nobeli për Paqen 2019, këto janë dy pretendentet kryesore

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 17:50

    Janë 301 kandidatë në garë për të rrëmbyer çmimin Nobel për Paqen këtë të premte, ndërsa favorite kryesore orët e fundit janë aktivistja për klimën, 16 vjeçarja Greta Thunberg dhe avokatja e aktivistja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney.


    Ky është çmimi Nobel 100 dhe vëmendja këtë vit është e jashtëzakonshme. Në garë janë 223 persona dhe 78 organizata por rastet me të cilat Thunberg dhe Clooney janë marrë, kanë pushtuar mediat në mbarë botën.

    Nëse fiton çmimin prestigjioz, Greta do të jetë më e reja që fiton Nobelin për paqe, pas Malala Yousafzai në 2014.

    Amal Clooney përfaqëson aktualisht 2 gazetarë të Reuters, të arrestuar në Myanmar, akuzuar për posedim të dokumenteve, sekret shtetëror.

    Por Greta dhe Amal kanë super rivalë përballë, nga organizata ndërkombëtare si “Këshilli Arktik”, “Reporterët pa kufinj”, “SOS në Mesdhe” apo figura të spikatura e liderë botërore si kryeministri i Etiopisë, kuzhinieri Jose Andres që ndihmoi banorët e prekur nga uragani Irma, një prift ish student i Papa Franceskut, blogeri i arrestuar në Arabinë Sudite Raif Badavi apo lideri i opozitës venezueliane Juan Guaido.

    Përgjatë një viti, secili prej personaliteteve që janë kandiduar nga Komiteti i Nobelit në Oslo, kanë spikatur për aktivitetet e deklaratat e tyre në dobi të paqes. Fituesi do të përfitojë shumën prej 1.12 milionë dollarësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!