×
  • Lajme
  • Botë

    Nuset e ISIS-it po përpiqen të ringjallin kalifatin brenda kampeve të refugjatëve, ndërkohë që luten për t’u kthyer në shtetet e tyre

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 20:31

    Të ashtuquajturat “Nuset e ISIS-it” po përpiqen të krijojnë njësi xhihadiste përbrenda kampeve të refugjatëve ku aktualisht po qëndrojnë, pavarësisht se në anën tjerët po bëjnë lutje që të kthehen përsëri në vendet e tyre të lindjes. 


    Një grup i këtyre grave thuhet se kanë rifunksionalizuar njësitet e policisë fetare të militantëve të quajtur ‘Hisba’ me anë të së cilës përcaktojnë rregullat dhe dënimet për banorët e tjerë të kampeve që nga rënia e kalifatit gjatë muajit të kaluar.

    Përkundër hezitimit të tyre për të ndërprerë mbështetjen ndaj ISIS-it, shumica prej tyre po u bëjnë thirrje kombeve të tyre që t’i pranojnë sërish të kthehen në gjirin e tyre. Katër  nga nuset e ISIS-it në kampet Al-Hol dhe Roj në Siri thanë për Agjencinë e Lajmeve Associated Press se përfunduan aty nga “besimi i gabuar fetar, naiviteti apo rebelimi rinor”, transmeton Reporteri.net.

    Image result for ISIS brides are trying to recreate the caliphate within refugee camps and have reformed brutal 'morality police'… as they plead to be allowed back to their home countries

    Tani, pas rënies së kalifatit ato thonë se kanë gabuar dhe luten që të kthehen në shtëpi. Këto gra janë në mesin e dhjetëra mijëra grave dhe fëmijëve sirianë, irakianë dhe të huaj, të cilët i përkisnin kalifatit që ekzistonte deri një muaj më parë, dhe tani po mbahen në kampe në Sirinë veriore të mbikëqyrur nga Forcat Demokratike Siriane të cilat kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Këto katër gra me të cilat Agjencia ka biseduar këmbëngulën se nuk kishin qenë anëtare aktive të ISIS-it  dhe pothuajse të gjitha deklaruan se burrat e tyre nuk kishin qenë luftëtarë të ISIS-it.

    “Si mund të isha aq e marrë dhe aq e verbër?”, pyet Kimberly Polman, një grua 46-vjeçare kanadeze, duke komentuar vendimin që kishte marrë vite më parë për t’iu bashkuar kalifatit.

    Për shumë veta, keqardhjet e tyre mund të jenë thjeshtë fraza të zbrazëta. Gjatë udhëtimit për në kalifat këto gra u bashkuan me një grup i cili njihej për mizoritë e tij duke përfshirë këtu edhe skllavërimin e grave, vrasjet masive si dhe dënimet e tmerrshme për ata që shkelnin rregullat, duke filluar nga prerjet e kokës, mizori këto që ata shpeshherë i xhironin dhe i publikonin në mediat sociale.  Tani kërkesat e këtyre grave për t’u kthyer në atdhe ngrenë pyetjen se çfarë duhet bërë me kërkesat e burrave dhe grave tjera që u bashkuan me kalifatin. Qeveritë në mbarë botën po hezitojnë të marrin përsëri shtetasit e tyre. Disa janë duke u fokusuar në riatdhesimin e fëmijëve dhe jo prindërve.

    Women who are reportedly still loyal to ISIS are nevertheless asking western nations to allow them to return home

    Politika e tanishme belge, për shembull, është të sjellë fëmijët nën moshën 10 vjeçare. “Deri më sot, prioritet ynë mbetet t’i kthejmë këta fëmijë, sepse ata janë viktima, të zgjedhjeve të bëra nga nga prindërit e tyre “, tha Karl Lagatie, zëvendëszëdhënës i Ministrisë belge të Punëve të Jashtme.

    Samira, një grua 31 vjeçare belge, është në kamp me djalin e saj dyvjeçar pasi iku nga kalifati në janar të vitit 2018 së bashku me bashkëshortin e saj, një shtetas francez me të cilin u takua në Siri. Samira tha se në shtëpi kur ishte e re, pinte alkool dhe frekuentonte klubet e natës. “Pastaj  doja të ndryshoja jetën time. Aty gjeta islamin”, rrëfen tutje ajo.  Pasi i besoi propagandës së ISIS-it se vendi i vetëm i duhur për një mysliman të vërtetë është kalifati, ajo udhëtoi atje.

    “Isha shumë e marrë”, u shpreh në fund ajo. Samira  foli me kushtin që emri i saj i plotë të mos përdoret për shkak të frikës për probleme të mundshme me familjen e saj. Menjëherë pas mbërritjes në Siri, Samira tha se po kërkonte një rrugë për të shpëtuar. “Unë i urrej ata”, u shpreh ajo për ISIS-in, i njohur gjithashtu me akronimin e tij arab Daesh. “Na kanë shitur një ëndërr, por në fakt ishte një burg i hapur”. Udhëheqësit e Evropës, tha ajo, duhet të kuptojnë se “ne nuk jemi të gjithë kriminelë, se të gjithë kemi të drejtë për një shans të dytë. Ajo që pamë me ISIS-in ishte një mësim për ne dhe na lejoi të fitonim një perspektivë tjetër për ekstremistët.

    Ndryshe, Kosova ditë më parë ka riatdhesuar 110 qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri. Grupi përmbante 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra që dyshohet se kanë luftuar në ISIS – të cilët menjëherë pas kthimit u arrestuan. Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe seanca dëgjimore ndaj 11 grave kosovare të kthyera nga Siria, të cilat nga Prokuroria Speciale e Kosovës po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Ndaj tyre është kërkuar që të caktohet masa e arrestit shtëpiak pasi që dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri.

    Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të ashtuquajtur “Shteti Islamik”. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre janë vrarë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!