×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH arrin në Turkmenistan, vendin që thotë se s’ka koronavirus

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 23:45

    Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arriti në Turkmenistan, vendin e vetëm në Azinë Qendrore që thotë se nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus.


    Catherine Smallwood, udhëheqëse e misionit, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet turkmene në aspektet e gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

    Misioni, siç bën të ditur REL, do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë.

    OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision atje për më shumë se dy muaj, për të hetuar pretendimet e Ashgabatit se nuk ka raste me koronavirus.

    Smallwood tha se udhëtimi i grupit të saj është shtyrë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit që janë ndërmarrë si pasojë e pandemisë.

    Edhe pse autoritetet në Turkmenistan – vend me gjashtë milionë banorë – këmbëngulin se nuk kanë raste me koronavirus, zyrtarë anonimë dhe banorë të zonës thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shtruar në spitale me simptoma të COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!